Prokurori Besnik Cani nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen e kësaj të mërkure KLP ka shpallur vakancën për postin e Canit duke kërkuar nga prokuroria e përgjithshme të hap garën për zëvendësimin e tij.

Cani u shkarkua pak ditë më parë nga posti i prokurorit për shkak të pasurisë, vendim i kolegjit të apelimit çka solli edhe humbjen e mandatit si anëtar KLP.

Cani erdhi në këtë post pas një votimi mes prokurorësh të cilët e përzgjodhën atë si përfaqësuesin e tyre në KLP në kohën e drejtimit të kryeprokurores Arta Marka.

Me marrjen e vendimit nga KLP për shpalljen e vakancës pritet që kryeprokurori Olsian Çela të firmos mbledhjen e përgjithshme të hetuesve të cilët do duhet të zgjedhin brenda tyre zëvendësuesin e Canit.

Një tjetër vendim i KLP ka qenë edhe emërimi i përkohshëm i prokurores Mirela Kapo si anëtare magjistrate pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë që pritet konstituimi i KLP edhe me anëtarin e saj të 11 në këtë këshill pritet që brenda muajit mars të mbërrij edhe emri i kreut të byrosë kombëtare të hetimit i cili duhet të marrë votat e anëtarëve të KLP.