Koronavirusi që preku Italinë fqinje solli një dëm goxha të konsiderueshëm, shifrat e të vdekurve dhe të prekurve paraqiten të frikshme. Shumë masa u morën për këtë fenomen dhe për ta parandaluar atë.

Ajo që bie në sy është edhe nje tjetër impakt që la virusi në vendet ku u shfaq, kryesisht në ekonomi. Edhe në Itali e cila njihet për zhvillimin dhe të ardhurat nga turizmi duket se e ka lodhur shumë ekonominë e këtij vendi.

Pamjet shqetësuse vijnë nga qyteti unik i Venecias e cila në çdo ditë të vitit është e mbushur plot me turist ndërkohë që këto javë është boshatisur fare.

Tani në rrugët e qytetit të vjetër, shikohen pak turistë, e madje lokalet ofrojnë pije falas vetëm e vetëm që të risjellin njerëzit, të shëtisin me gondola, apo të rezervojnë hotelet.

E gjithë kjo për shkak të frikës nga koronavirusi. Gondolat janë të ankoruara në anë të kanaleve, ndrysa kafenetë bosh si rrallë herë. Rrugët e shkreta.

Ata pak turistë që kanë guximin të shëtisin në qytet, mbajnë maska. Nga ana tjetër, punonjësit e bizneseve të ndryshme rrinë e shikojnë, pasi nuk kanë çfarë të bëjnë.

Qyteti lagunë e ka ndjerë shumë këtë situatë shqetësuese dhe është akoma në gjendje jo të zakonshmë që nuk dihet deri kur.