Në Rrugën e Ambasadave në Tiranë, të bën përshtypje fakti që, vetëm para Ambasadës Gjermane sheh gjithë kohën njerëz që presin para derës

Duke filluar nga 1 marsi hyri në fuqi ligji i ri i imigracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar. Ai u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë BE siç është Shqipëria që në të ardhmen të emigrojnë në drejtim të Gjermanisë.

Juxhini është 34 vjeç dhe ka arsim profesional si hidraulik.

“E kam bërë aplikimin ka dy ditë. Këtu nuk kam punë as të ardhme. Kam dy fëmijë. Unë jam i ri dhe tani mund të punoj dhe të rregulloj të ardhmen e fëmijëve dhe familjes sime” thotë ai.

Si fuqi punëtore e kualifikuar ligji konsideron të diplomuarit në universitete dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional. Në hyrje takojmë Justinën 25 vjeç, që sot ka ardhur të marrë vizën. Punoi për 7 muaj si infermiere në një fshat të Vlorës.