Në kufirin greko-turk vazhdojnë që të shtohen emigrantët, të cilët duan me çdo kusht që të futen në territorin grek, e më pas të drejtohen në shtetet perëndimore.

Janë me dhjetëra mira personat të cilët po përpiqen që të çajnë policinë dhe ushtrinë greke, që me forca të shtuara po përleshet në kufi për ti mbajtur ata larg.

Nga ana tjetër me qindra janë emigrantët që çdo ditë tentojnë që me varka apo gomone të zbarkojnë në ishujt lindorë grekë të Egjeut.

Kjo ka sjellë reagim të ashpër të forcave greke, e po ashtu edhe të banorëve, të lodhur tashmë nga emigrantët.

Ndërsa në Greqi i tremben mijëra emigrantëve që synojnë të futen, specialistët kanë këshilluar që të merren masa edhe nga shtete të tjera. Bullgaria është një ndër këto, por edhe vendi ynë, në kufi me Greqinë duhet që të jetë vigjilent.

Në ditët e fundit është shtuar numri i emigrantëve që përdorin territorin tonë për të shkuar në shtetet e BE.

Nisur nga kjo situatë alarmante, a mos duhet shteti shqiptar , që të organizohet dhe të marra masa në kufi, për ti ndalur ata.

Sigurisht që emigrantët duhet të ndihmohen, e shqiptarët janë një ndër popujt më migratorë, por me koronavirusin që rrezikon përhapjen, ndoshta autoritetet duhet të bëjnë kujdes që të mos lejojnë lëvizjen e pakontrolluar. Në ditët e fundit është shtuar numri i emigrantëve të paligjshëm në territorin tonë.