Pesha nuk bie as duke hequr plotësisht dorë nga buka, as nga ndonjë vakt dhe as nga qëndrimi me orë të zgjatura në palestër. I gjithë çelësi lidhet me kombinimin. Dieta duhet të jetë e shëndetshme edhe nëse dëshiron të dobësohesh. Vetëm në këtë mënyrë do ruash ekuilibrin hormonal dhe do ndjehesh edhe mirë.

Mëngjësi me bukë me vaj

Mëngjesi kërkon energji se është gjithë dita përpara. Po kjo është e pamundur pa isulinën e nevojshme. Nuk mund ta nisësh ditën me proteina dhe të ngarkosh veshkat dhe as me fruta që humbet pastaj kontrollin e triglicerideve. Mëngjesi ideal përbëhet nga buka me vaj ulliri. Pastaj pak para drekës mund të hash diçka në përbërje çokollate me bajame. Ndihmon në rritjen e përqendrimit, sidomos për njerëzit që punojnë. Plus që jep energjitë që i duhen trupit. Çokollata dhe bajamja e mbajnë nën kontroll sekretimin e insulinës. Ofrojnë veti të panumërta shëndetësore. Janë edhe të mira kundër plakjes.

Për drekë më shumë proteina, fruta dhe perime

Perimet jeshile, peshku dhe mishi i pulës janë të duhurit për një drekë diete.

Darka me makarona

Mund të çuditesh tani që po lexon se makaronat mund të konsumohej në darkë, por është e vërtetë. Në këtë dietë mund t`i shijosh në darkë. Kjo justifikon edhe faktin pse italianët që hanë çdo ditë makarona janë elegantë. Artikulli i Genius Wellness u përshtat në shqip nga Fabjola Hije