
Pa ikur dimri, ato mezi pritën për të veshur ngjyrat. Të katërta zgjodhën njësoj, të njëjtën, rozën e Barbie.
Alketa Vejsiu e veshi me xhaketë dhe pantallona të shkurtra, edhe atletet i zgjodhi po rozë dhe kështu ishte fiks si një vajzë e vogël, për tek “Piter Pani”

ALKETA VEJSIU
Me kostum rozë, por xhaketë dhe fund u shfaq edhe Jonida Maliqi tek “Klanifornia”

JONIDA MALIQI
Nga ana tjetër edhe Xhemi Shehu zgjodhi kostum rozë për natën e parë të Portokallisë në sezonin e ri. Meqë të trija vajzat e veshën me xhaketë të gjatë atëherë kjo duket tendenca e radhës, përveç ngjyrës.

XHEMI SHEHU
Rozën preferoi edhe Bieta Sulo gjatë daljes së saj në “Portokalli” si e ftuar speciale. Edhe ajo kokë e këmbë me rozë, vetëm se zgjodhi jumpsuit në vend të kostumit.

BIETA SULO
Kështu që tani e di se çi duhet gardërobës tënde.
Artikulli u realizua nga Fabjola Hije