Greta Koçi prej vitesh mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe shumë aktive me projekte muzikore. Pasditen e sotme, Greta ishte e ftuar tek “Rudina” për të folur rreth këngës së saj më të re “Lum kush mka”

Rudina e ngacmoi paksa Gretën edhe për jetën private duke i thënë se astrologe Meri tha që shenja e Peshores këtë vit duhet të vendosë në dashuri.

“Varej nga ty tha Meri. Se je ti ajo që nuk pranon dhe refuzon. Por këtë vit duhet të vendosësh” i tha Rudina.

“Këtë vit besoj që jemi në ujëra të mirë” u përgjigj Greta duke e bërë për herë të parë publike lidhjen.

“Të shpresojmë të realizohen parashikimet e Merit” përfundoi këngëtarja.