Princi Harry do të jetë gjithmonë i mirëpritur pavarësisht se vendosi të braktisë jetën mbretërore me bashkëshorten e tij Meghan Markle. Mbretëresha i tha atij gjatë drekës në Kështjellën Windsor se mund të rikthehej në çdo moment që të dëshironte. Mbretëreshë Elizabeth zhvilloi një bisedë e cila zgjati plot katër orë, me nipin e saj, përpara angazhimit të fundit zyrtar mbretëror të tij dhe Meghan Markle.

Duka dhe Dukesha e Sussex do të bashkohen me Mbretëreshën, Princin e Uellsit, Dukeshën e Cornëall bashkë me Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit në shërbimin vjetor të Ditës së Commonwealth në Westminster Abbey.

Madhëria e saj, i tha Harryt gjatë takimit të së dielës se ai është “shumë i dashur dhe gjithmonë do të mirëpritet”

Një burim mbretëror tha se dreka the ‘pastroi ajrin’ mes të dyve dhe se Mbretëresha kishte shumë për të biseduar me Harry . U tha gjithashtu se ishte një takim “shumë më i qetë” sesa samiti i tyre i mëparshëm i Sandringham, ku ata rrëzuan planet e ardhshme të dukes dhe dukeshës me Princin William dhe Princin Charles.