Prokuroria e Përmetit ka dhënë pretencën për të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar si Mezgorani’ ku mes tyrë është edhe botuesi i njohur Henri Çili.
Burime bëjnë me dije se për të gjithë burrat e arrestuar është dhënë masa e arrestit me burg ndërsa për gratë detyrim paraqitje.
Pak orë më parë kanë mbërritur nën masa të forta sigurie në Gjykatën e Përmetit 30 të arrestuarit e operacionit Mezhgorani, mes të cilëve dhe botuesi Henri Çili, të cilët pritet të njihen me masën e sigurisë nga Gjykata ndërkohë që sapo është dhënë pretenca nga Prokuroria.
Duke qenë se ka një numër të madh të ndaluarish, seanca e sotme pritet që të zgjasë, ndërkohë që në ambientet e jashtme të Gjykatës janë grumbulluar një numër i madhe familjarësh të personave të ndaluar.
Gazetarja e Fax Neës Ervina Shehaj, shprehet se për seancën e sotme ka pasur një përplasje mes prokurorit dhe Gjykatësit të çështjes, nëse masat duhet të jepeshin këtë të dielë apo ditën e nesërme.
Ka qenë policia e Gjirokastrës ajo që ka kërkuar që seanca të bëhet sot, pasi të hënën nuk kishte efektiv mjaftueshëm për të shoqëruar të pandehurit.
Në përfundim është vendosur që të 30 të ndaluarit të dalin sot përpara gjykatës, duke qenë se kanë kaluar 48 orë nga operacioni i policisë, që i çoi në pranga.
Prokuror i çështjes është Asllan Barjami ndërkohë që gjykatësi që do të japë vendimin është Dritan Hasani, ndërkohë që kanë bërë dhe kallzim ndaj njëri-tjetrit në prokurori.
Dje ishte vendosur që gjykatëse e çështjes të ishte Yrvete Shkreli, dhe pas përplasjeve është vendosur Hasani.