Boksieri shkodran Kristian Demaj ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme sonte në boksin profesionist ndaj Robert Grguriç dhe në këtë mënyrë shpallet kampion bote për kategorinë UBO

Takimi i zhvilluar ne Gjermani ka qenë shumë i fortë dhe i luftuar nga të dy sportistët dhe përgjatë të 10 raundeve të tij është shoqëruar nga një rivalitet shumë i madh, megjithatë Demaj ia ka dalë me sukses në fund

Në fakt edhe Grguriç ka pretenduar fitoren por gjyqtarët në fund i kanë ngritur dorën si fitues 28 vjeçarit shqiptar i cili në këtë mënyrë është shpallur fitues dhe për rrjedhojë ka marrë më pas edhe gjerdanin e kampionit të kësaj peshe

Një karrierë që nis në mënyrën më të mirë të mundshme për Demajn në boksin profesionist. Në fund të dhjetorit ai ka zhvilluar dy ndeshjet e para të cilat i fitoi dhe për rrjedhojë, oreksi i tij ka ardhur duke u rritur, aq sa sot kërkoi të luftonte për titullin kampion bote të kësaj Federate dhe ndonëse përballë ka patur një boksier më me përvojë, sërish ia ka dalë me sukses

Duhet thënë se fitorja për Demajn sonte nuk ka qenë aspak e lehtë sepse ka qenë ndeshja e tij e parë me 10 raunde megjithatë falë përgatitjeve shumë të mira që ka bërë këto dy muajt e fundit si në Shkodër ashtu edhe në Gjermani, ia doli me sukses të fitonte dhe të merrte gjerdanin.