Një aksident rrugor tepër i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Tiranë Fushë Krujë, ku janë përplasur tre automjete, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Gazetari i Report Tv, Jul Shota raporton se të plagosur që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, e ndërsa mësohet se shkak ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga një prej automjeteve.

Në aksident janë përfshirë automjeti Volksëagen Touran me targa AA 492 PY, mjeti tip Benz me targë AA 722 NT dhe një autobus me udhëtarë nga Shkodra me targa AA 358 DG .

Mësohet se shkak ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga një prej automjeteve, por nuk dihet ekzaktësisht se cili prej automjeteve.