Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla në fjalimin hapës të ditës së dytë të punime ka liston arritjet që PS ndër vite që nga themelimi i saj dhe tek pushteti i këtyre dy mandateve të fundit. Balla nuk ka lënë pa komentuar edhe zhvillimet më kryesore politike, mes tyre luftën isntitucionale “Presidencë Kuvend” si dhe marrëdhënien me presidentit aktual, Ilir Meta.
“Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur me një video të ngjarjeve më kryesore të muajve të fundit, ku përfshijnë protesta e Partisë Demokratike, por edhe tërmeti i 26 nëntorit. Para fjalës hapëse të sekretarit të Përgjithshëm, në pallatin e Kongreseve u mbajt 1 minutë heshtje për viktimat e tërmeti.
Të bind personalisht çdo lider, jo vetëm që duhet ndihmuar Shqipëria. Vëmendje ndërkombëtare dhe ndihmë financiare. E paimagjinueshme si u strehuan mijëra njerëz në hotele, se si në kohë rekord u sistemuan në shtëpi me qira, në çadra dimërore. U thamë çdo familjeve se ti nuk do të jesh vetëm. E përballuam me dinjitet edhe pse duhet ta themi se kurrë më parë vendi nuk ishte përballur me këtë situatë apokaliptike, si rrallë herë u bën të gjithë bashkë. Kulmoi me një shpërthime të çartura klithmash, politikanë, njerëz të trembur nga reforma në Drejtësi pas konferencës së Donatorëve, të gatshëm për të përdorur koronavirusin për të nxitur ankth dhe panik. ne kemi një kontribur konsekuent. Kontributi i socialistëve ka spikatur edhe në momente të vështira, piramidat në 97, në luftën e Kosovës, beteja për transparencë në zgjedhje. Kulmuan me vendosjen kundër të Reformës në Drejtësi me Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin në çizme.
Zgjedhjet e 30 qershorit ishin demokratike, siç e tha dhe OSBE-ODIHR, treguan se molotovi dhe dhuna isin të drejtuara nga opozita e rrugës. Shqiptarët e kundërshtuan dhunën, pjesëmarrja dhe rezultate konfirmuan fitoren e padiskutueshme, mospjesëmarrja lidhet me paaftësinë për të na dalë kundërshtarë. Shqiptarët ne na shohin si e keqja më e vogël, nuk mund të jetojmë për zgjedhjet e radhës. Na kritikojnë pse zgjodhëm Metën presidentë apo koalicionit, treguam se nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme. Bëmë më të mirën dhe Metës i dhamë hakun, si më i miri në fushën e opozitës zgjodhëm Ilir Metën. Nuk e parashikonin se do shndërrohet si Enver Llapa që u nxjerr gjuhën njerëzve te “21 dhjetori? protesta e dhjetorëve ishte mundësia e mirëseardhur. Por mos harrojmë që erdhi edhe në emër të besimit të Ramës, si shpresa e vetme për ndryshim. Reagimi ynë, ishte i duhuri edhe pse me vonesë. Viti 2020 kthesa historike për shqiptarët” tha Balla.