Ka nisur ditën e dytëtë punës Kongresi i Partisë Socialiste. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla ai që ka nisur fjalën, ndërkohë që ka kërkuar që si fillim të mbahet një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Duke sjellë ndërmend ‘kritikat’ e disa socialistëve, të cilët e pyesin sepse u bë marrëveshja në 2013 me Metën dhe pse e zgjodhët president, Balla tha se në lëmin e opozitës, ai ishte më i mirie, por nuk e parashikuan se do të përfundonte si Veri që u nxjerrë ghuhën njerëzve tek 21.

“Prej vitit 2016 Partia Socialiste ka fituar edhe dy beteja të rëndësishme elektorale. Në 25 qershor 2017 në morë shumicën e votave.

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një shpresë kuptimplotë e demokracisë. Shqiptarët votuan të qetë duke shprehur me votë vullnetin e tyre.

Mos pjesmarrja e tyre në zgjedhje lidhet me paaftësinë e tyre për të na konkuruar. Ka disa kritikë që na thonë pse bërë marrëveshje me Metën në 2013, apo pse e zjodhët president

Ne i dhamë hakun Ilir Metës hakun, si pjesë të koalicionit. Si më i miri në lëmin e opozitës ne zgjodhëm Ilir Metën. Ne nuk mund ta parashikonin se Meta do të katandisej si Veri si u nxjerr gjuhën njerëzve tek 21. Ne i fituam zgjedhjet me 25 qershor 2017, sepse njerzit janë shumë më të mençur sesa duken nga banaqet e televizioneve këtu në Tiranë tha Balla.