Dy persona si të dyshuar me koronavirus janë arratisur nga një spital në Maqedoninë e Veriut.Dy pacientët kanë thyer dritaret këtë pasdite dhe kanë ikur nga spitali në Stip.
Ata mbaheshin në këtë spital pasi ishin rikthyer së fundmi nga Itali, bëri me dije ministri Nake Shulev. Bëhet fjalë për një person nga Vinica dhe të dashurën e tij kroate.
Mashkulli kishte simptoma gripi, dhe çifti i është drejtuar spitalit të Stip. Aty pacienti është bërë agresiv dhe së bashku me të dashurën e tij, është arratisur përmes dritares. Më pas ata janë gjetur në shtëpinë e tyre në Vinica, ku autoritetet vendase po përpiqen që ti kthejnë sërish në spital.