Një grua 76-vjeçare, e cila rezultoi pozitive me koronavirus ka ndërrua jetë në spitalin Treviso në Veneto. Ajo ishte shtruar në spital për komplikime me sistemin respirator të mëprashme, ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së martës.

Numri i viktimave në Itali deri tani ka shkuar në 11 ndërsa 322 janë të infektuar në të gjithë vendin.

Pak orë më herët humbën jetën edhe 3 persona të tjerë në moshë të tretë, konktretisht një 84 vjeçare në provincën e Bergamos, një burrë 91 vjeç nga San Fiorano dhe një grua 83 vjeçare. Rajoni i Lombardisë është zona më e prekur në Itali, ku është shënuar dhe numri më i lartë i viktimave.