Nuk eshte e zakonshme qe ne nje dogane serbe te futen njeheresh 50 gazetare shqiptar. E ne fakt kete fundjave diçka e tille ka ndodhur! Gazetare nga Shqiperia mberriten ne Presheve per te kremtuar festen e Miqesise duke percjelle mesazhin e unitetit ne trevat shqipfolese.

Ne Presheve çdo gje flet shqip dhe zor te mendosh se je ne nje territor serb. Flet aq shqip sa rralle ndodh dhe ne qytetet shqiptare. Aty çdo aktivitet apo kafene mban emer shqiptar si per tu mbajtur fort e per ti bere rezistence politikave asimiluese.

Ne u pritem nga Kryetari i Komunes se Presheves Shqiprim Arifi jo si mysafir por si bijte ne token e vet. Ky djale vizionar dhe atdhetar ndonese i lindur ne Gjermani , shkolluar atje dhe biznesmen i suksesshem me vone , ndoqi endrren e tij per ti sherbyer Shqiperise se bashku me nje grup tjeter te rinjsh me te cilet ndan te njejten ambicie.

Ai e konsideroi viziten e gazetareve nga shqiperia ne presheve si nje ngjarje emocionuese , por nuk nguroi te na kerkonte me shume hapsire dhe vemendje mediatike per Luginen e Presheves.
Mos na lini vetem! Nuk mund te perseritet Cameria ne vitin 2020. Shqiperia dhe Kosova po na harrojne, tha ai. Arifi theksoi se atdhetdashuria nuk mund te jene vetem fjalet por duhet materializuar ne projekte dhe investime.

Ne Luginen e Presheves politikat e beogradit jane te ashpra . Studenteve Preshevar nuk iu njihen diplomat. Biznesi po haset me burokracira te shumta. Ndersa pasivizimi artificial i vendbanimeve te shqiptareve ka si qellim uljen e impaktit te shqiptareve edhe ne çeshtje diplomatike , duke pretenduar se problemi i Presheves eshte minimal pasi numri i banoreve nuk i ben ato faktor.

Pikerisht per tu perballur me manovra te tilla , 6 partite politike te presheves jane bere bashke me nje liste te vetme deputetesh duke pretenduar qe ne zgjedhjet qe priten te mbahen ne Maj te kene 3 deputet ne qeverine serbe. Kjo do te bente qe problemet e shqiptareve te kene nje ze institucional.

Me pas gazetaret shqiptar u priten ne nje dreke te perbashket, ku kendohej live ne gjuhen shqipe repertor i perzgjedhur nga SHKA Presheva, qe i ngjante nje sofre patriotike mbreslenese.

https://web.facebook.com/Ramazan.Ceka/videos/3089548247742863/
https://web.facebook.com/ShqiprimArifi.11/videos/216937606097381/