Dyshohet se një person në Kosovë është prekur nga koronavirusi. Mediet vendase raportojnë se personi është shtruar në Klinikën Infektive të QKUK ku po merr edhe trajtim. Ndërsa ministri Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se personi ndodhet në karantinë dhe se rasti është i izoluar. Ministri theksoi më tej se brenda pak orësh do të dalin edhe rezultatet e analizave.

‘Është rast i izoluar, është që ka hyrë në mënyrë të izoluar, është një rast që ka hyrë në karantinë. Në asnjë në mënyrë nuk ka kaluar nëpër korridoret nëpër të cilat jemi” ka thënë Vitia.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 5 personave dhe infektimi i mbi 200 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.