Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët e Shqiëprisë në një tubim në datën 2 mars ku thotë se do të shërbejë për ti dhënë paralajmërimin e fundit mazhorancës.

Ai shprehet se ky tubim tek Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” do të shërbejë për një Besëlidhje të Re dhe por mos ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Shqipërisë.

Meta thotë ”paralajmërimi i fundit” por nuk përjashtohet sërish mundësia e një dekreti atë ditë pasi shprehet më poshtë se ”Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për tia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës”