Sot u zhvilluan testet e dyta të makinave të Formula 1 në Spanjë dhe që tani ka plasur një skandal i padëgjuar më parë. Në videon e mëposhtme mund të vini re një lëvizje të pazakontë të timonit të makinës së Lewis Hamilton.
Kjo lëvizje është shfaqur edhe në pamjet televizive falë kamerës së vendosur në makinë mbi kokën e pilotit. Kjo duket si taktikë e skuderisë, sepse kur makina është në pjesën e drejtë timoni spostohet pas, ndërsa kur nisin kthesat timoni kalon pak më përpara. Madje, edhe rrotat e përparme kanë një spostim të lehtë të konvergjencës me prirje drejt qendrës së makinës.
Bazuar tek analiza e specialistëve, kjo nuk është gjë e rastësishme, por një manovër, sepse i jep një avantazh të qartë pilotit dhe konsumon më pak gomat. Rregullorja planifikon që ndryshimet në sistem ndodhin vetëm kur makina ndalon dhe jo gjatë garimit.
FIA ka nisur një hetim të mëtejshëm. Deri tani nuk dihet me siguri absolute, nëse ky modifikim i dukshëm në makinën e Hamiltonit është shkelje e rregullave.