Dy atletet shkodrane Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj kane shkelqyer edhe ne Mitingun Nderkombetar te Beogradit duke zene vendet e para dhe duket merituar medaljet e arta.

Mitingu i sallave te mbyllura ne kryeqytetin serb eshte zhvilluar diten e sotme dhe ne te kane marre pjese sportiste nga vende te ndryshme te Europes.

Smajlaj rikthehet ne kete vend ku u shpall Kampion Europe tre vjet me pare dhe arriti te kercente 7.94 metra, me shume se gjithe te tjeret, duke merituar vendin e pare dhe njekohesisht medaljen e arte. Njekohesisht ka vendosur rekord te ri per kete piste.

Nga ana tjeter, nje figure shume te mire ka bere edhe atleti tjeter shkodran Franko Burraj. Ne garen e tij te 400 metrave i ka sfiduar te gjithe duke zene vendin e pare me kohen 47″20 dhe njekohesisht, edhe ai ka vendosur rekord te ri per kete piste.

Ne kete menyre, kjo dyshe rikonfirmon edhe njehere vlerat e saj duke i dhuruar Shqiperise dy medalje te tjera te arta ne nje Miting Nderkombetare. /ShkodraSport/