“Më 2 mars mos dëgjoni mashtrimet e atyre që u ka hyrë tmerri nga populli, kjo është llogaridhënia, njerëzit kanë ikur se nuk kanë paguar një faturë dritash, kanë vajtur në burg, ndërsa këtu vidhet me falsifikime të rënda shtetërore, që i ka ditur edhe parlamenti, sepse kanë krijuar idenë që shqiptarët sikur janë lodhur, edhe sikur janë dorëzuar. Por këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja, dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuqezi, nuk i ftoj të vijnë për presidentin, presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim për veten e tij. unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse sot kemi shpopullim. Ky është grusht shteti, të kemi një Shqipëri pa shqiptar. Sepse nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare për këtë popull që vuan prej vitesh poshtërimin e rilindjes, jo të PS-së, sepse PS e ka bërë Shqipërinë me kushtetutën më demokratike dhe e ka votuar populli shqiptar, por shushunjat e kanë zhbërë atë parti.
Deri më 2 mars do të kenë konferenca përditë, për t’iu sqaruar pse janë dele deputetë. Sepse disa burra do dilnin do thonin: Ore po ku do e çojmë ne këtë vend. Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuqezi