Pas prezantimit të fateve të reja të kapjes së drejtësisë sipas Ilir Metës dhe që u paraqitën për mediat nga këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishi, Presidenti nuk ka lënë pa thumbuar dhe ironizuar drejtësinë e re dhe SPAK, të cilat i ka akuzuar se janë kapur nga mazhoranca, duke e konsideruar veten ‘si një hetues vullnetar i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Me këtë emërim të ri që i vuri vetes, presidenti Meta kërkon që këshilltari i tij, Dervishi të betohet para popullit shqiptarë se ai prezantoi vetëm të vërtetën dhe do vendosë drejtësinë.

“Si president po bëhem hetues vullnetar i SPAK pa pagesë. Dervishi ka qenë në çdo mbledhje te KED nga e para tek e fundit, betohu para popullit shqiptarë se po thua të vërtetën” iu drejtua Meta dhe pasi mori premtimin e tij, e përqafoi duke i thënë ‘Je tamam nga Vlora’

LIVE / Presidenti Meta ne konference te jashtezakonshme per shtyp // www.eetimestv.com

Posted by EeTimes.al on Thursday, February 20, 2020