Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ulur sot në një shtëpi të disa qytetarëve kuksianë. Në videon e publikuar nga vetë Basha në profilin e tij në Fcaebook, shihet se si kryedemokrati është ulur në një divan në shtëpinë e disa kuksianëve dhe bisedon për shqetësimet e tyre. Ajo që bie në sy është fakti se qytetarët e Kukësit ankohen për fëmijët që u janë larguar jashtë vendit dhe këtë e thotë edhe njëri prej personave që diskuton me Bashën dhe punon shofer në linjësn Tiranë Bruksel.
Kryedemokrati u shpreh se rregullimi i ekonomisë do të bëjë që linja në të cilën punon burri në fjalë, të mbushet nga Brukseli në Kukës dhe jo anaasjelltas. Basha shtoi në fund se gjëja e parë që do të bëjë është heqja e tarifës së Rugës së Kombit, për të cilën pati edhe diskutime në video.