Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka viztuar një tjetër shtëpi të rindërtuar për familjen e Naim Myftarit, në Sauk. Gjatë vizitës në familjen Myftari, biznesmeni, i cili ndihmoi në rindërtimin e shtëpisë mori lëvdata nga Veliaj.

“Bashkimi na ka nderu, ne i kërkum me na ndihmu por ka shku përtej” u shpreh Veliaj.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeminstrit, i cili tha se “Tani ne sdo rrimë tu të lavdëru ty vëlla”

“Tani ne sdo rrimë tu të lavdëru ty vëlla. Tani, që të jesh i qartë ti dhe të gjithë ju që jeni biznesmenë , kur bëni të tilla gjëra e bëni për veten tuaj, jua kthen jeta, puna, gjithësia, lani një pjesë të shpirtit, se të gjithë se lani dot. Shumë mirë ke bërë. Për veten tënde e kë bërë se ne si me ty si pa ty do e kishim bërë vetë” tha kryeministri Rama.

Sauk, Tiranë – Në shtëpinë e re të Naim Myftari.Familja prej katër anëtarësh mbeti në qiell të hapur nga tërmeti i 21 shtator 2019 e sot ata kanë banesën e re të rindërtuar nga e para. ?NE BËJMË ÇFARË THEMI DHE THEMI ÇFARË BËJMË ??

Posted by Edi Rama on Wednesday, February 19, 2020