Këshilltari i presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar në Facebook pas deklaratave të Metës se e pret popullin në bulevard për të lidhur besën për të shpartalluar pucin që po i bëhet demokracisë në vend:
“Në 2 mars firmoset dekreti i parë për SHPARTALLIMIN E PLOTË TË GRUSHTIT TË SHTETIT, përpara popullit shqiptar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të lidhim një BESËLIDHJE për të çmontuar njëherë e mirë regjimin e mafiozëve dhe oligarkëve.
TË GJITHA INSTITUCIONET QË JANË NË BULEVARDIN ‘DËSHMORËT E KOMBIT’ DO TI KTHEHEN POPULLIT SHQIPTAR!
ATA QË KËRKOJNË POPULLIN E PRESIDENTIT NË WHATSAPP, TË POROSITIN POTURE TË GJERA!” shkruan Blushi.