Një person mbeti i plagosur rëndë, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me një pemë. Ngjarja ndodhi më rreth orës 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër.

32-vjeçari Edison Hykaj ishte duke udhëtuar më mjetin tip Mercedez-Benz, por ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me një pemë. Përplasja ka qenë e fortë pasi makina ka përfunduar e përmbysur dhe me rrota në ajër. Edison Hykaj është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.