Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 24.01.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër,

Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij Institucioni të Arsimit të Lartë; konstaton se:

Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë; Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion; Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë; Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”, me mangësitë si më poshtë:Mungesa e komunikimit mes strukturave të Universitetit;Mungesa e autonomisë financiare në nivel Departamenti;
iii. Mospërmbushja e kriterit për mbulimin e ngarkesës mësimore nga staf akademik efektiv në masën të paktën 70 % në disa prej programeve të psikologjisë të ciklit të parë Bachelor;Mosevidentimi i procedurave të alokimit të buxhetit për kërkimin shkencor;Mospërmbushja e kritereve të duhura teknike për zhvillimin e punës në disa nga ambjentet e stafit.
Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi. Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 23/01/2024. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.