Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka takuar ditën Prokurorin Federal të Mbretërisë së Belgjikës z. Frederic Van Leeuë me të cilin kanë vlerësuar nevojën për të vazhduar në mënyrë të koordinuar me institucionet përkatëse shkëmbimin e informacionit si dhe u diskutua përdorimi i formave të veçanta të bashkëpunimit si skuadrat e përbashkëta hetimore.

Delegacioni i Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës do të zhvillojë takime me Ministren e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Gent Ibrahimi dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarz. Arben Kraja.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela takon Prokurorin Federal të Mbretërisë së Belgjikës z. Frederic Van Leeuë – Vizitë Zyrtare e Delegacionit të Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z.Olsian Çelapriti sot në një takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, të kryesuar nga homologu belg z. Frederic Van Leeuë. Delegacioni ndodhet për një vizitë zyrtare 3-ditore në Shqipëri, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy institucioneve nënshkruar në Bruksel më 10.05.2011.

Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela e vlerësoi të shkëlqyeshëm bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve dhe i konfirmoi homologut belg gadishmërinë për ta konsoliduar më tej këtë bashkëpunim. Konkretisht gjatë takimit u vlerësua nevoja për të vazhduar në mënyrë të koordinuar me institucionet përkatës e shkëmbimi i informacionit si dhe u diskutua përdorimi i formave të veçanta të bashkëpunimit si skuadrat e përbashkëta hetimore.

Delegacioni belg përfaqësohet në këtë vizitë zyrtare pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme nga Prokurori Federal z. Frederic Van Leeuë, Zëvendës Prokurori Federal z. Eric Bisschop si dhe magjistratë federalë dhe ekspertë ligjorë.

Në kuadër të vizitës, delegacioni i Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës do të zhvillojë takime me Ministren e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Gent Ibrahimi dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarz. Arben Kraja.