Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot zonën e plazhit në Durrës, e cila ndodhet në fazën e parë të rindërtimit të godinave që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit, kryeministri Rama ka zhvilluar edhe një bisedë shkurt me disa të rinjë, të cilët ishin duke pirë kafe. Kryeministri i ka quajtur ata të papunë dhe i ka ftuar që të fillojnë punë në ndërtim, por një i ri tha se është me shkollë të lartë. Rama e ironizoi duke i quajtur se kishin mbaruar juridikun.

BISEDA ME TË RIUN

Rama: Si jeni, hë mo çuna mirë.

Të rinjtë: Mirë.

Rama: Si jeni pa punë, hajd punoni këtu pra.

I riu: Ku në ndërtim?

Rama: Pse, çfarë do ti doganier?

I riu: Kam mbaruar shkollë unë, sjam pa shkollë.

Rama: Aaa ke mbaruar shkollën, jurist.

Më tej nurmi një i qeverisë ka thënë se nuk do presin për të rinjtë shqiptarë që nuk duan punë, por do marrin forcë punëtore nga jashtë për fazën e rindërtimit të vendit pas tërmetit.