Frederik Rreshpja lindi në Shkodër në vitin 1940, ishte poet lirik, eseist e publicist, shkruan KultPlus. Penda e tij la gjurmë të mëdha në historinë e letërsisë shqipe, e sidomos në poezinë shqipe.

Sot bëhen 14 vite prej kur Rreshpja u nda nga jeta, e për të nderuar figurën e tij, KultPlus ju sjell njërën nga poezitë më të mira të Rreshpes.

Ushtari i vjetër Pash fëmijët në rrugë. Të qeshur të bukur dhe delikatë si vazot e çmuara ku nënat fshehin ëndrrat e tyre. Më panë dhe u trishtuan. E kuptuan që unë nuk kam qenë kurrë fëmije