Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bashi nga studio e ABC News është shprehur se po hetojnë në lidhje me 12 kryebashkikë të dyshuar të përfshirë në krime.

Përballë gazetares Mirela Milori, Bardhi ka deklaruar se kanë dyshime se një kryebashkiak i zgjedhur nga Rama në 30 qershor të 2019 se është i përfshirë në një vrasje në një nga vendet e tjera e BE.

“Ne do të bëjmë denoncimet e duhura sapo të kemi një dokumentacion të sigurtë në dorë për të parë nëse ky person është apo jo i dënuar për vrasje, për të parë më pas nëse është kryer apo jo një krim i tillë” u shpreh Bardhi.