Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga flakët, në fshatin Beçisht të Tepelenës.

Gazetarja Brikena Metaj raportonpër “BalkanWeb” se banesa është në pronës të shtetasit Kalo Hoxha, ndërsa shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Ka qenë e zonja e shtëpisë, e cila ka lënë prizën në korrent dhe është larguar nga banesa, duke bërë që kjo e fundit të shkrumbohet nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.