Shëtitje me helikopter dhe ski në majë të alpeve është risia më e fundit e paketës turistike të Valbonës. Një kompani private mundëson këtë shërbim për turistët përmes helikopterëve të Viva Compani.

Bukuritë e Parkut Kombëtar të Valbonës tashmë mund të shijohen edhe me helikopter që po ashtu ofron mundësinë e skive në Alpe.

Një kompani private mundëson këtë shërbim për turistët përmes helikopterëve të Viva Compani.

Një biznes i shtrenjtë, që çon në një një dimension krejt i ri promovimin e Parkut Kombëtar.

Blendi Klosi: Një turizëm krejtësisht i veçantë por që ka një impakt të jashtëzakonshëm në botën e turizmit dhe në promovimin e Valbonës, Tropojës dhe gjithë Shqipërisë si destinacion turistik.

Fluturimet mbi Valbonë janë tashmë një pjesë e re e paketës së turizmit gjithëvjetor.

Rexhë Byberi: Interesimi ynë si pushtet vendor në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe Ministrinë e Turizmit është që Valbona të jetë e frekuentuar dimër dhe verë.

Ndërkohë në Valbonë ka nisur edhe shpërndarja e certifikatave të kategorizimit për hotelet, mbi bazën e të cilës mund të përfitojnë dhe 6 për qind ulje të TVSH-së.