Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka qënë e ftuara e sotme në emisonin “Në kurthin e Piter Pan” Spiropali është përballur me pyetje të sikletshme të fëmijëve, por njëra e vuri vërtet në siklet ‘të besuarën’ e kryeministrit Edi Rama.
Një prej vajzave të panelit e pyeti Elisën se si ishte më mirë që të ishe; një Mamicë apo një Skënderbe?
E kapur në befasi, Spiropali nisi të qeshë me pyetjen dhe më pas, i shpjegoi vajzës së edhe ajo mund të ishte Skënderbe.
“Edhe një vajzë mund të jetë Skënderbe. Nuk është e thënë. Të dy janë luftëtarë. Heroi kombëtar na çliroi dhe etj etj. Por Mamica dhe ai mund t’i ndërrojnë edhe rolet. Mund të zgjidhja të isha dhe Skëndërbe përveçse Mamaicë,”-është shprehur ministrja.
Të jetë vallë një mesazh se edhe ajo një ditë mund të bëhet kryeministre e vendit?
Pyetja ishte inspiruar nga deklarata e saj gjatë fushatës së 2017, ku Spiropali e krahasoi kryeministrin Edi Rama me heroin kombëtar Skënderbeun. Ndërsa rrjeti e cilësoi ministren si Mamicën, motrën e tij.