Një punonjës i Bashkisë së Delvinës ka humbur jetën pasditen e djeshme në mënyrë të papritur. Bëhet fjalë për Sopot Kamberin, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile Delvinë, i cili është ndjerë keq sapo ka dalë nga puna duke u transportuar menjëherë në spital.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të hënës, pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi