Aktori i njohur Zef Deda ka folur sot për marrëdhëniet që ai ka me nuset e dy djemve, Julianit dhe Marios. I ftuar sot në “E diell” Deda është pyetur nëse nuset e respektojnë si duhet dhe tha se merr respekt të dyfishtë.

“Ato për mua kanë dy kujdese, kujdesin njëherë për artistin Zef Deda e adhurojnë njësoj si spektatorët e tjerë, plus më adhurojnë si bab. Ato i kanë babat e vet, por mua më adhurojnë si bab. Unë ato i kam si vajzat e mia. Se unë nuk kam pasur vajza” u shpreh aktori i njohur mes lotësh

Më tej ai tha se dhe djemtë e respektojnë akoma më shumë dhe është krenar për ta pasi kanë zgjedhur rrugën e artit.