Nëse ende nuk keni vendosur se çfarë dhurate ti bëni njeriut të zemrës me rastin e Shën Valentinit, atëherë dëgjoni këngën më të re të Alban Skënderajt dhe vargjet e saj dedikojani të dashurit tuaj
“Sonte do ngremë dolli për dashurinë. Për vitet që ikën dhe ata që do te vijnë. Por një herë në vit për dashurinë. Nuk do mjaftonte shpirti im. Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin” janë këto vargjet e bukura të dashurisë që çdo person do donte ti dëgjonte nga partneri apo partnerja.
“Çdo ditë një Shën Valentin” titullohet projekti më i ri i këngëtarit të dashur për publikun, i cili ka tekst dhe muzikë të Albanit, e që me padyshim do të kthehet menjëherë në një hit jo vetëm për të dashuruarit, por edhe për ata që pëlqejnë muzikën e bukur.
Ndërkohë orkestrimi është bërë nga Julian Feifel dhe videoklipi që është pritur mjaft mirë nga publiku, është produkt 100 per qind i DigitAlb.
Edhe pse ka vetëm pak orë që është publikuar në kanalin e “Youtube” kënga ka marrë me mijëra klikime dhe komentet janë të shumta. Përveçse është pëlqyer pafund teksti, një vëmendje të madhe ka marrë edhe videoklipi.
Kujtojmë se ky është bashkëpunimi i radhës mes Albanit dhe DigitAlb, pasi pak muaj më parë këngëtari i njohur nisi një rrugëtim të ri bashkëpunimi me platformën që bashkon shqiptarët në të gjitha trevat.
Albani është imazhi i ri i DigitAlb, ku së fundmi ka realizuar një spot publicitar, dhe në pak sekonda ai flet për rrugën e duhur, që duhet të ndjekë çdo njeri.
“Mjafton një derë e vetme për tu gjendur ballë një të papriture, ose më shumë se një. Për tu takuar me ata që të duan vërtetë. Për të ndryshuar një jetë të tërë. Nuk ka rëndësi se kur, e rëndësishme është të hapësh derën e duhur” janë fjalët motivuese të Albanit.