Intervistat e Alketa Vejsiut, janë shumë të rralla. Ndaj intervista e saj mbrëmjen e kaluar, bëri mjaft bujë. Nisur edhe nga temat e nxehta të momentit. Alketa nuk nguroi ti përgjigjej një për një çdo kritike. Ndër shumë pyetje që Fevziu i drejtoi moderatores, ishte edhe përplasja me Xhemi Shehun. Vejsiu pranoi se ishte lënduar nga shumë komente në lidhje me Festivalin e 58 të të Këngës në RTSH.

Alketa Vejsiu Dukem e fortë por jo, unë mërzitem shumë. Ndodh që pas atij telefoni të më rrëshqasë edhe ndonjë lot. Ishte një luftë jo e ashpër, por shumë e ashpër. Dhe e padrejtë. Blendi Fevziu Ti mendon se kjo zgjidhet duke ia kthyer në të njëjtën monedhë

Alketa Vejsiu Unë nuk jam kam kthyer në të njëjtën monedhë dhe do ta sqaroj. Duhet të ketë kritike, po jo sulme. Të gjithë ato që më japin argumente, unë i jap të drejtë. Por ku ka ligësi, unë nuk hap rrugë. Unë jam këtu për të mos hapur rrugë, dhe jam këtu për të thënën fjalën time. Nuk ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë.

Kam gazetare në redaksinë time, të cilat më kërkuan të jenë të lira. Patjetër diçka mund të ishte kursyer. Ishte ironi. Por askush nuk mendoi për mua e bullizuam apo jo Alketën. Nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari përfundoi moderatorja.