Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar 10 prokurorë të rinj të cilët janë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës dhe do të fillojnë detyrën në Prokuroritë e rretheve

Saktësisht, Florian Boriçi emërohet si prokuror në Krujë, Gëzim Spahiu në Shkodër, Ledion Tema në Berat, Gjergj Ceka në Korçë, Adnan Hoxha në Gjirokastër, Pierin Çukaj në Pukë, Alba Dhima në Sarandë, Xhoana Mehmetaj në Dibër dhe Aurora Hajro gjithashtu në Sarandë

Betimi i tyre si magjistratë prokurorë do të kryhet ditën e nesërme ndërkohë janë miratuar nga KLP raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjektet të rivlerësimit Artan Hazbi dhe Ervin Karanxha. Po ashtu dhe projektakti për dhënie leje të papaguar bazuar në kërkesën e prokurores së Përmetit Silvana Pani