Me formimin e qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti është ‘de facto’ kryeministër dhe mediat serbe kanë reaguar ashpër për këtë gjë.
Në një shkrim të Blic, Kurti përshkruhet si një ekstremist i madh i njohur që më parë për serbët me demontratat e ’97 kundër Millosheviç dhe lindjen e Partisë së tij Vetëvendosja me origjinë nga UÇK.
Po ashtu Blic.rs përmend arrestimet e shumta të Kurtit ndër vite që kanë si subjekt kryesor kryengritjet kundër Serbisë. Në shkrim thuhet se Kurti gjithë karrierën politike e ka trumbetuar në ndarjen e Kosovës nga Serbia, pavarësinë e saj dhe bashkimin me Shqipërinë.