Kryeministri Edi Rama mesa duket e kishte marrë me siklet pjesëmarrjen e tij në filmin e Ermal Mamaqit. Një prej aktorëve të tij, Bruno Shllaku, zbuloi çfarë i kishte thënë Rama për rolin e tij në “I Love Tropoja”

“Është një figurë që do të kishte dashur gjithësecili prej aktorëve profesionistë ta kishte patur atë rol. Më bëri përshtypje se më tha: Bruno kam ndenjur 2- 3 netë pa gjumë, pse i hyra kësaj pune se më kanë përmbytur emocionet si do të jem unë, përballë aktorëve të mëdhenj shqiptarë“

Gjithashtu, aktori zbulon edhe këshillën që i dha Kryeministrit për rolin e tij në “I Love Tropoja”. “Ajo potenca jote që e ke edhe në ditët e punës tënde, ajo potencë, se vërtet duhet një potencë aktoriale. Duhet një potencë aktoriale sepse shuan sherrin midis tropojanëve dhe tiranasve, edhe Edi Rama e shuajti në mënyrën më perfekte të mundshme” tha ai per emisionin “Jo Vetëm Modë”