Sapo është miratuar qeveria e re e Kosovës, pas një seance maratonë në Kuvend. Me 66 vota pro, Albin Kurti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës, ndërsa qeveria do të drejtohet nga Partia Lëvizja Vetëvendosja e tij dhe Partia Lidhja Demokratike për Kosovën e Isa Mustafës.
Kabineti qeveritar i përbërë nga LVV e LDK nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate.
Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri, ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë. Gjatë ditës së djeshme janë bërë të ditur edhe emrat e ministrave nga dy partnerët e koalicionit.
Në fjalën e tij të parë si kryeministër, pas betimit në Kuvend, Albin Kurti tha se Ka mbaruar koha kur interesat personale dalin mbi interesat e përgjithshme. Ne synojmë bashkërisht anëtarësimit të vendit në BE dhe në NATO, bashkimin me Shqipërinë dhe ta ruajmë partneritetin me Amerikën. Sot nuk kanë fituar LDK dhe as Vetëvendosje, por kanë fituar qytetarët e Kosovës. Ne jemi popull kryengritës, nuk nënshtrohemi