Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një servis automjetesh në Durrës, ku për pasojë janë djegur disa automjete. Servisi ndodhet në vendin e quajtur Mulliri i Bullgarit në Xhafzotaj. Në vendngjarje kanë shkruar forca dhe mjetet e zjarrfikësve të Durrësit për të shuar flakët
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që po punohet për të lokalizuar flakët