Në hotel Tirana është zhvilluar një konferencë me tameatikë, Reformën në Drejtësië ku mori pjesë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori I BE Luigi Soreca
Gjatë fjalës saj, ministrja Gjonaj tha se institucionet e reja janë ngritur dhe kanë filluar punën ndërsa ka vlerësuar mbështetjen nga partnerët duke argumentuar se kjo reform është pasaporta e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian
Institucionet e reja janë ngritur dhe kanë filluar punën dhe ne e mbështesim misionin e vështirë dhe jetik të SPAK. Çdokush ka të drejtat e veta që burojnë nga Kushtetuta. Mbështetja e BE tepër e rëndësishme. Reforma në drejtësi, pasaporta për në BE. Ne jemi faktorët kyç për garantimin e reformën në drejtësi tha Gjonaj.
Me një fjalim të shkurtër dhe me tematika sa historike aq edhge aktuale ambasadorja e Shteteve të BAshkuara të Yuri Kim tha gjatë fjalës saj se besonte se fryma e Skënderbeut është gjallë sikurse fryma e George Uashtingtonit, ndaj duhet mbajtur gjallë dhe vendosur drejtësi.
Pavarësisht se jemi amerikanë, gjermanë, italianë, shqiptarë dhe gjermanë, të gjithë jemi këtu në shërbim të publikut. Ne mbartim një privilegj të madh por edhe një detyrë të madhe për të siguruar udhëheqje me integritet.
Ne themi, shërbe drejtësi. Rrënja e shprehjes është mjaft e përshtatshme që do të thotë trajtim të drejtë. Ju mbani në duart tuaja shpresën e popullit shqiptar. SHBA në momente kritike kanë qenë në krah të Shqipërisë dhe këtë e kam shprehur edhe në fjalimin e parë. Ky është një moment i tillë kur ju po kreyni implementimin e reformës, ne jemi me ju krah për krah.
Për mua ndërsa shikoj persona të shquar në fushën e drejtësië, mendoj edhe për dy persona të jashtëzakonshëm, Skënderbeun dhe Uashingtoni. Unë mendoj se fryma dhe shpirti i Skënderbeut është ende gjalë në Shqipëri sikurse e Uashingtonit. Besoj plotësisht se si fryma dhe shpirti i Skënderbeut dhe i Uashingtonit janë të gjalla këtu dhe jap shpresë që të mbahet edhe në vijim dhe të jepet drejtësi. Faleminderit dhe ju uroj shumë fat tha Kim.