Flamuri britanik u hoq nga ekspozeja e flamujve të vendeve anëtare të BE në Bruksel disa orë përpara se Brexiti të bëhet realitet. Simboli kombëtar i kuq, i bardhë dhe blu i Anglisë u nxor jashtë Këshillit Europian e po kështu, është hequr edhe nga ndërtesat e tjera të BEsë.

Krerët e bllokut nuk e kanë fshehur trishtimin e tyre teksa momenti historik afrohet, ndërsa kanë shprehur njëkohësisht dëshirën që ta ripërtërijnë unionin sa më shpejt. Presidenti i Këshillit, Charles Michel deklaroi se do të punohet intensivisht për të garantuar një Evropë të bashkuar, e cila të jetë më popullore mes vendeve të BEsë.

Këto komente vijnë në kohën kur raportohet një shtim në rritje i pakënaqësive në vende si Greqia dhe Italia. Ne duam që ata të jenë më të interesuar për projektin Evropian dhe kështu shqetësimi ynë është të ndalojmë përdorimin e zhargonit dhe të shmangim burokracitë tha ai një konference për shtyp në Bruksel.

Kritikët e BE-së si Nigel Farage kanë parashikuar që Brexit-i do të sinjalizojë fillimin e fundit të unionit politik. Por Ursula von der Leyen, Charles Michel dhe David Sassoli thonë njëzëri se Brexiti do të shënojë në fakt një agim të ri për Europën dhe për vetë Anglinë”.