Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ekipe mjekësh për kontrolle 24 orëshe në pikën kufitare të Muriqanit.

Me maska dhe bluza të bardha,këto janë pamjet që vijnë nga Muriqani, ku mjekët ende nuk kanë pajisjet e domosdoshme për të bërë diagnostikimin korrekt të virusit që ka futur në emergjencë shëndetësore të gjithë globin. Sipas informacioneve zyrtare pritet që së paku sot në të gjitha pikat e kalimit kufitar tu mbërrijnë termometrat e matjes në distancë të temperaturës për pasagjerët të cilët shfaqin shenja të infektimit me vursin të rrezikshëm.

Monitorimi i specializuar shëndetësor i Muriqanit, vjen në një kohë ku Ministria e Shëndetësisë po forcon masat për moslejimin e përhapjes në vend së koronavirusit, i cili u ka marrë jetën së paku 200 personave në Kinë, ndërsa ka infektuar rreth 10 mijë të tillë në të gjithë botën.

Gazetarja e Fax News Emi Kalaja ka raportuar nga pika kufitare e Muriqanit duke u shprehur se mjekët po qëndrojnë me 2 turne, ndërsa mbahen nën mbikëqyrje dhe vizitohet në një dhomë të posaçme çdo shtetas i cili paraqet simptoma të virusit.

Bluzat e bardha gjithashtu janë shprehur se në kontrolli është më i lartë pasi pasagjerët që kalojnë nëpër doganën e Muriqanit, gjithashtu i janë nënshtruar një kontrolli edhe nga pala fqinje