Kryeministri Edi Rama publikon në “Twitter” qëndrimin zyrtar të autoriteteve italiane lidhur me reportazhin e publikuar pak ditë më parë në televizionin “Rai3” ku thuhej se është rritur kultivimi i kana bisit në Shqipëri. Duke e cilësuar “skandaloz” raportimin e “Rai3” Rama falënderon autoritetet fqinje, që sipas tij, ndihmuan përditë shqiptarët në luftën kundër kan abisit, por edhe për të fituar ndaj kësaj gënjeshtre.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të ka nabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike🙏” shkruan Rama. Në qëndrimin zyrtar të autoriteteve italiane, të publikuar nga kryeministri Rama, thuhet se autoritetet kanë specifikuar se lajmet e bëra publike nga “Rai3” nuk korrespondojnë me të dhënat reale.

“Është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në luftën kundër dro gës dhe kri mit të organizuar. Gjithashtu është sqaruar një kronikë e dhënë nga Tg3 në datën 27 janar 2020, ku flitej për një raport të rezervuar të policisë për rritjen e kultivimit të kana bisit në territorin shqiptar.

Autoritetet kanë specifikuar që lajmet e bëra publike nga stacioni televiziv TG 3 nuk korrespondojnë me të dhënat reale dhe nuk mund të hedhin hije për efikasitetin real të kontrastit në lidhje me kultivimin e kan abisit dhe rezultatet e rëndësishme të arritura gjatë viteve të fundit”, thuhet në qëndrimin e autoriteteve italiane.