Kohët kanë sjellë dhe do të sjellin artistë të cilët bëhen udhërrëfyes në proçesin e zhvillimit të artit. Luani ishte një artist i tillë, Ai do të mbetet ndër më të shquarit në zhvillimin e këngës qytetare shkodrane.
Luani hyri në rrugën e artit pa zhurmë dhe natyrshëm. Ishin vitet e hershme të fëmijërisë së tij, akoma nuk i kishte mbushur 10 vjeç , kur Ai filloi të mësoj firzamonikën me mësuesin e qytetarin e mirë Hilë Shahinin.
Shkolla arriti të zgjeronte tek Luani shijën artistike duke i paraqitur bukurinë e muzikës nëpërmjet veprave të mrekullueshme muzikore sikur ishin ato të Bahut, Mozart, Bethoven, Shopon, List, Jakova, Zadeja, Harapi, Daisë etj.
Pasi mbaroi shkëqyeshëm në trombon, shkollën artistike ” Prekë Jakova” filloi studimet në Akademin e Arteve. Në moshën 22 vjeçare filloi punën në Teatrin “Migjeni”.
Luani ishte virtuoz në firzamonikë, i shkëlqyer në trombon, pianist dhe i formuar në të gjitha disiplinat muzikore.
Rruga 25 vjeçare e punës së tij është e spikatur me progresivitet duke ruajtur me fanatizëm këngën qytetare dhe të traditës.
Luani ndërtoi dhe ruajti formacionin bazē klasik të interpretimit të këngës shkodrane. Me këtë formacion dhe me orkestrimet e tij, Ai, i dha jetë qindra këngëve shkodrane, kosovare dhe të Shqipërisë së mesme.
Mjeshtri i madh Luan Borova e bëri këngën shkodrane një kulturë qëndrore të këngës qytetare shqipare.
500 orkestracionet e Tij bënë të mundur që kjo këngē të bëhej edhe më e dashur për adhuruesit e saj.
Biku, Shyqi, dueti Gjergji, Bujari, Mukadesi, Myfareti, Violeta, Enriketa, Bashkimi, Eduarti e shumë të tjerë, individualitetin e tyre e shpalosen nën drejtimin e këtij Mjeshtri të Madh.
Vepra e Luanit është kudo, në çdo familje, radio, televizion, mbi të gjitha kjo vepër ka mirënjohjen e gjithë shoqërisë.Respekt dhe mirënjohje për këtë figurë të shquar të artit