Pjetër Logoreci: Historia shkodrane në fotografi dhe surprizat e mrekullueshme në arkivat e Vjenës (VIDEO)

Pjetër Logoreci, artisti që ngjarjet e trazuara të jetës e çuan emigrant në Austri, bëri çdo përpjekje që me ndershmëri e dinjitet të jetë pjesë aktive e vendit mikpritës. Pasi perfeksionoi gjuhën, filloi të integrohej në shoqërinë austriake, ku punoi në disa punë të ndryshme në gjykatën penale dhe të punës, si nëpunës në Arqipeshkvinë e Vjenës, si punonjës social, por edhe si aktor në Teatrin Popullor të Vjenës apo në Muzeun e Arteve.

Por pasi u doli në krye sfidave të integrimit, Pjetër Logoreci nuk do ta këpuste asnjëherë fijen e artë që e lidhte me vendin tij, Shqipërinë, e sidomos me vendlindjen e tij Shkodrën. Nipi i artistes së madhe Marije Logoreci, por edhe pinjoll i dyerve të mëdha shkodrane patriote e të kulturuara, për 22 vjet emigrim, Pjetri iu përkushtua zbulimit nga arkivat e austriake të historisë kulturore, politike e sociale të Shkodrës, historisë së Shqipërisë, personazheve që themeluan shtetin e pavarur e më gjerë.

Pasi ka çelur një sërë ekspozitash dhe ka krijuar albume apo monografi me zbulesat nga arkivat e Vjenës, Pjetër Logoreci sërish ka shpluhurosur rafte të reja arkivash.

A thua ka bërë gjetje të reja?!

Për këtë rrëfen shumë më shumë Fotoalbumi “Historia shkodrane në fotografi” që sapo ka dalë në dritën e botimit, dhe pritet të promovohet më 29 janar. Në këtë album gjen shumë foto të panjohura, që iu përkasin viteve 1908 deri 1916, rezultat i një pune kërkimore 6-vjeçare të Pjetrit në arkivat e Vjenës.

Në një intervistë për Report TV, Logoreci rrëfen zbulimet e reja që ka bërë në Arkivin e Shtetit Austriak, Arkivin e Bibliotekës Nacionale të Vjenës, Arkivin e Bashkisë së Vjenës, Arkivin e Bibliotekës së Universitetit të Vjenës dhe Arkivin e Bibliotekës së Universitetit të Gracit.

Artisti dhe studiuesi Pjetër Logoreci, një model i dashurisë pa kushte për artin, kulturën, librin dhe Shkodrën e tij, rrëfen në këtë intervistë, jo vetëm entuziazmin e tij për zbulimin e fotografive të rralla, por edhe peripecitë e jetës që herë fati e herë rastësia e detyruan të jetonte larg vendit të tij në Austri….

Intervista
Zoti Pjetër gjashtë vjet kërkimi në arkivat e Vjenës për Shkodrën tënde, vendlindjen tënde, si ishte rezultati për ju. Çfarë morët si përgjigje jatë këtyre kërkimeve?
-Rezultati shihet, është ky album që ka dalë i mrekullueshëm dhe unë jam shumë i kënaqur edhe për cilësinë, por edhe njëkohësisht që m’u shpëblye puna. Me thënë të drejtën kam shumë kam qindra foto në shtëpi, por nuk i kam vënë të gjitha se nuk realizohet bukur albumi, dhe e kam organizuar në tre kapituj, duke filluar me Shkodrën, jetën, fasadat, njerëzit, personalitete e Shkodrës, të cilët i kam pasqyruar tek kapitulli Shkodra. Madje kam vazhduar me te kapitulli 2 që është shumë emocional, kur Shkodra u pushtua nga Mali i zi dhe është ajo sfilitja e popullsisë, uria, çfarë ka ndodhur me Malin e Zi. Masakra uria, shkatërrimi i qytetit me detaje….

Para se të shkojmë tek detajet, në kapitujt jemi kurioz të duimë si e ka qenë kontaktin pakti i parë me fotografinë e parë nga Shkodra, cila ka qenë ajo fotografi që të krijojnë një impakt dhe the si qenka kjo këtu dhe s’e dinim?
-Kur kam filluar të kërkojë nëpër arkivat e Vjenës unë kam punuar në Katedralen e Vjenës,nja 17 muaj atje, dhe kur kam parë fotografinë e Portalit të Katerdrales së Shkodrës, kam shtangur. Portali është art, i punuar nga Idromeno, por me ndihmën e Austrisë. Në atë kohë ka qenë supershtet Austria, i ka dërguar paret për Katedralen, por ka dërguar njerëz që kanë qenë detyruar me i fotografu edhe kanë shkuar të fotografojnë edhe vendin ku janë bërë ndërtimet, sepse u dasht me dit objektin ku kanë shkuar paret dhe ka pamje kaq të bukura të Katedrales së Shkodrës, qysh të rrethimit, të Portalit, etj. Dhe kështu mendoja që të bëja një album për Shkodrën, edhe pse e dija që ishte vështirë për financime…, por…

-Cilat ishin monumentet përveç katedrales që spikatin në arkivat e ruajtur të Vjenës?
-Këta fotografë që ë kanë bërë këto fotografi kanë qenë gazetarë. Në kohën e luftës Austria i ka dërguar me fotografu në zonat e Ballkanit, që kanë filluar në Mal të Zi, në Bosnje- Hercegovinë, në Shqipëri, deri në kufij me Greqinë, deri në Sarandë, dhe unë kam fotografi që unë i kam të Shkodrës, por edhe të Sarandës. Në këtë album është bukuria e natyrës, është edhe injoranca që na kanë lënë turqit, është edhe ajo periudhë që fillon me Kolë Idromenon, ky hyn kultura perëndimore me Idromenon, edhe përmes fasadave që ka projektuar Idromeno si arkitekt. Shihen fasadat. Për shembull Bashkia e Shkodrës është edhe stil austriak, edhe unë kam disa fotografi që i kam fiksuar aty se qe qendra e komandës austriake aty.

Interesante kjo që dëgjojmë për Idromenon. Ne dinin do pak skica arkitekturore të Idromenso nëpër arkiva, por jo kaq vepra sa po numëroni ju. Sa vepra mund të ketë përafërsisht të projektuar nga Idromeno si arkitekt?
-Shumë, shumë, të qëndrojmë vetëm te Kateredalja. Është i famshën tavani i katedrales i gdhendur në dru është i Idromenos. Po ashtu edhe altari kryesor , ka pasur mandej ndryshime më mbrapa, por ka qenë vepër e Idromenos. Por edhe shtatoret kanë qenë të tij, të cilat u shkatërruan disa në kohën e komunizmit, por edhe kanë shpëtuar disa. Dhe Gjergj Fishta ka bërë disa nga veprat. Fasada e kishës së Arrës së Madhe është bërë prej Fishtes. Ka dy tri shtëpi në Shkodër që janë vepra të Fishtës. Ideja është e Fishtës, krejt skicimi i fasadës së tyre është prej Fishtës dhe mua më vjen keq, sepee më vjen ndërmend që të gjitha ato ndërtime të bukuar që ka Shkodra dalin të ideuara dhe të punuar nga Idromeneo, por edhe nga Fishta. Dhe Shkodra u detyrohet shumë këtyre njerëzve, sidmos Idromenos. Dhe mua më vjen keq, tani më vjen ndërmend që Idromeno ka një varreze në Varrezat e Rrnajës dhe ka degradu totalisht, dhe me vjen keq edhe për Shkodrën, se ajo është kyçi i kulturës shkodrane dhe s’u gjend dikush me ia riparue këtë varr,

Duke qenë se dy personalitete të shquara, njëri piktor e tjetri shkrimtar që përveç krijimtarisë i kanë dhënë imazhin që ka Shkodra, le të jetë kujtesa jote një apel për rivitalizimin dhe restaurimin e këtyre monumenteve. A ka të tjera zbulime që keni bërë ju në arkivat e Vjenës?
-Aty është “pyll”. Unë kam filluar me kërku për Mjedën, kur pati ardhur profesor mentor Quku, që deshi të hartonte veprën e Mjedës dhe kam filluar. Aty është edhe perandoria osmane, skedarët e Shqipërisë janë brenda këtij formati, por aty është edhe Kosova. Duke shfletuar arkivat del Ismail Qemali, Simon Rrota. Dosja pavarësia është aty. Mirëpo dëshirë kish mos të hapesha shumë, se duke u hapur shumë, njeriu mund të humbas rrugën dhe dal në rrugë qorre. Ka një arkiv që ka titullin KONSULLATA dhe po të hysh në atë arkivë gjen mrekullina. Unë nuk jam historian, por kam gjetur informacione që më kanë hapur dritën edhe mua me pa historian e Shqipërisë në këndvështrim krejt tjetër. Për shembull, kam hasur në burgosjen e Mjedës. Mjeda kur ka ardhur nga kongresi i gjuhëve indoevropiane nga Hamburgu, sa u ul nga anija në tokë e kanë arrestuar Turqit. Dhe e kanë futur në burgun e Shkodrës dhe kanë dashur ta internonin në Siri. Mirëpo, kam gjetur informacion që tregonte se kush e ka paditur Mjedën dhe janë të gjitha proces-verbalet sesi kanë ndërhyrë shkodranet katolikë e myslimanë kanë çuar e lutje për të çliruar priftin Mjeda nga burgu, ndërhyri edhe administrata turke, etj, etj.

Janë dhe shumë dokumente që pasqyrojnë edhe luftën që është bërë, sidomos në ditët e pushtimit nga Mali i Zi. Por ajo ka qenë një nga betejat e pastudiuara, ndërkohë që ka qenë edhe konflikti më i madh ballkanik dhe aty filloi edhe mjerimi i Shkodrës, çfarë keni gjetur konkretisht?
-Një kapitull me fotografi që janë të panjohura më parë, shumë sensacionale, shumë emocionuese, që çdo zemër e shpirt shqiptari e godasin nëse i sheh, dhe tregojnë momentet që nga bombardimi i Shkodrës, që nga dita e parë e hyrjes së Shkdorës, patrullimin e ushtarakëve malazezë midis Shkodrës, duke qenë krenarë se kishin zaptuar kryeqendrën e veriut, djepin e kulturës dhe të patriotizmit shqiptar. E dinin ata… Ka skena nga më makabret që ka pasur, që janë vrasjet që kanë bërë, kufomat, nuk ka pasur një familje shkodran që nuk ka pasur një person të vrarë në llogoret e Taraboshit që kanë dalë me mbrojt qytetin e vet. Kanë mbështetur administratën turke, me Riza Pashën, por janë munduar me mbrojt Shkodrën. Edhe që u mposhtën, dhe që janë detyruar me u thek dhe kam parë kufoma të vrarësh që i kam fotot me diçiturën përkatëse, sespe çdo foto është e shoqëruar me një diçiturë. Çdo fotografi ka kartelën e vet, ku tregohet çfarë është, kush e ka bërë, kur është marrë dhe çfarë ka në këtë foto.

Pra siç shihet, albumi yt është një udhëtim në historinë e Shkodrës, në cilët periudhë tjetër të historisë hyjme përmes fotove të zbuluara nga ju?
-Kam menduar se një moment i veçantë ka qenë edhe ardhja e një delegacioni me parinë e fiseve shqiptare nga të gjitha trevat e Shqipërisë në Vjenë. Në Vjenë kanë marrë dekorata, dhe kanë bërë shumë vizita atje. Kanë shkuar tek varri Kaiserit. Perandori Karl ka pasur një vajzë të vogël tre vjeçe dhe këta burra i dhuruan një kostum kombëtare, dhe ia kanë veshur menjëherë këtë kostum vajzës në shenjë respekti. Dhe madje gjithë shtypi i Vjenës ka shkruar për këta burra shtatlartë me këto kostume interesante. Mandej kam filluar të bëjë edhe një kapitull për figura shqiptare që kanë pasur kontaket ose kanë jetuar në Austri. Unë kam pasur dy Logoreca student në Vjenë më 1916-n, Gjoni e ka mbaruar për ekonomi, ndërsa Kola që ka qenë djali i xhaxhait, i shoqi i Marije Logorecit, ka mbaruar për ekonomi-financë.

Interesante janë edhe fotot e gazetarëve që kanë jetuar në Shkodër dhe kanë dokumentuar diçka, apo jo. Çfarë ju ka bërë përshtypje nga ana mediatike që ka marrë në fokus Shkodrën?
-Austriakët kanë bërë punë shumë të mira në Shkodër. Kam gazetarët këtu të ulur në një kafe në Shkodër, ushtarakë dhe civilë bashkë, por këta kanë bërë edhe foto në Lezhë. Ka edhe fotografi, kur Kaiseri i Austrisë ka thirrur Mbretin e Malit të Zi në Vjenë, për me lëshue Shodrën. Ecën në një farë kohe bisedimet, pastaj ka qenë kërcënim. Në Shkodër e sidomos Pazarin e Shkodrës, janë në fotografi që ushtarët serbo-malazezë e kanë vjedhur me thasë Shkodrën. Të gjitha materialet që kanë vjedhur nga tregtarët shkodranë, janë të fotografuar.

Zoti Pjetër, pas këtij udhëtimi gjashtëvjeçar për të sjellë një histori të Shkodrës, jetën sociale të Shkodrës, ndërsa ju keni kërkuar edhe për histori të tjera. Mund të kujtoj kërkimet që ju keni bërë për aktorin me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiun, ku keni nxjerrë në dritë të dhëna të pabesueshme…
-Kam pasur fatin që të jem pjesëtar i Teatrit Popullor të Vjenës, dhe aty pata mundësinë të shfteoja nëpër arkiva dhe të gjeja materialin e Aleksandër Moisiut, që ishte i pazbuluar. Këtë burrë gjigant që ka vuajtur shumë. Ka vuajtur si unë si emigrant, se ai kishte ardhur atje nga Italia dhe duhej të mbante nënën dhe motrën, të punonte për bukën e gojës se kanë qenë shumë të varfër. Unë gjeta letrat e tij që i ka dërguar nënës, fitimet e para. Ai ka nisur punë në teatër si figurantë dhe rrinte në radhët e fundit të galerisë, me ata që paguheshin për të rrahur shuplakat në galeri, që të merrte dy- tre grosh sa me mbajt frymën me bukë. Ai ka heq kurrë se kanë luftuar shumë, dhe i kanë thënë që ti s’bëhesh aktor kurrë, më mirë jep mësim italishten. Por ai spikati shpejt dhe për 17 vjet rresht e mbajti teatrin e Vjenës në këmbë, bashkë me Rainhard dhe u bë i famshëm.

Zakonisht ju këtu në Shqipëri, keni krijuar opinionin se jeni studiues, dhe pakkush e di se ju jeni edhe artist. Na tregoni si e keni zhvilluar rrugën e karrierës tuaj si aktor, puna juaj në Tetarin e Vjenës, disa gjëra që ne nuk i dimë?
-Unë e kam pasur traditë familjare aktrimin, ndër ta është edhe Marije Logoreci, edhe Rikard Ljarja që është djali i hallës sime. Trashëgimia më herët nis nga shkollat françeskane, dhe unë dikur isha me lëvizjen amatore në skenë.

Ku e mbaruat shkollën e aktrimit?
-Nuk kisha mundësi të bëja studime, sepse unë isha me “damkë politike”, siç na thoshin në atë kohë, sepse unë kam pasur një xhaxha, Anton Logorecin, gazetar i famshëm, që ishte edhe diplomati i parë shqiptar në Londër, e fliste në BBC kundër komunizmit, kishte mbaruar Kembrixhin dhe mbeti atje. Megjithatë, kur do me dal, del. Shkova ne vjen, dhe bëra pjesë në një projekt me tetarin e Vjenës me një dramë, ku ishim të gjitha të huaj dhe secili tregonte emocionet që kishet përjetuar kur kishte lënë vendin e vet. Mendo Tetari Popullor i Vjenës është një sallë e madhe, e vjetër, e superluksoze me 900 vet, dhe unë pata një monolog 12 minuta atje. Unë kam pasur një histori me qenin kur ika. Kisha një qenë ujk, që ne kur ikëm, ai nisi një ulërimë drithëruese, dhe gruaja më tha ne nuk kthehemi më, ngaqë qeni bënte ashtu. Dhe unë u ktheva dhe përqafova qenin dhe nga sytë e tij pashë që dolën lot, si të ishte njeri, kur unë jam ndarë prej tij. Këtë tregova mes emocionesh atje, dhe mënyra si e tregova u ndoq me duartrokitje dhe emocione, dhe të gjithë mbas shfaqjes më thoshin, ku është qeni.

Në cilat vite keni ikur?
Më kujtohet ka qenë marsi i 1997-s, un u nisa për pak kohë, por mandej puna u prish më shumë, u dogj Shkodra, pata probleme, dhe u detyrova me kërku azil. Për fat gjeta azil aty, dhe m’u desh ta nisja nga e para për t’u integruar. Unë isha dhe jurist dhe kam ndihmuar jashtë mase njerëzit që kërkonin azil dhe strehë në Austri, dhe meqë jemi tek teatri, kjo regjisore më përdori dhe për tre drama të tjera, dhe kështu unë u bëra pjesë e shfaqej të teatrit të Vjenës. Kam punuar shumë, sepse mendoja të mos shfrytëzoja si dembel, asistencën sociale që të jepte Austria.

376 Comments

  1. Have you ever heard of second life (sl for short). It is essentially a game where you can do anything you want. SL is literally my second life (pun intended lol). If you want to see more you can see these second life websites and blogs

  2. Have you ever heard of second life (sl for short). It is basically a online game where you can do anything you want. SL is literally my second life (pun intended lol). If you want to see more you can see these sl articles and blogs

  3. Have you ever heard of second life (sl for short). It is basically a game where you can do anything you want. SL is literally my second life (pun intended lol). If you would like to see more you can see these Second Life authors and blogs

  4. Have you ever heard of second life (sl for short). It is basically a game where you can do anything you want. Second life is literally my second life (pun intended lol). If you want to see more you can see these second life authors and blogs

  5. Have you ever heard of second life (sl for short). It is basically a online game where you can do anything you want. SL is literally my second life (pun intended lol). If you want to see more you can see these second life websites and blogs

  6. Have you ever heard of second life (sl for short). It is basically a game where you can do anything you want. sl is literally my second life (pun intended lol). If you want to see more you can see these second life articles and blogs

  7. Have you ever heard of second life (sl for short). It is essentially a video game where you can do anything you want. Second life is literally my second life (pun intended lol). If you would like to see more you can see these Second Life authors and blogs

  8. Have you ever heard of second life (sl for short). It is basically a video game where you can do anything you want. Second life is literally my second life (pun intended lol). If you want to see more you can see these sl authors and blogs

  9. Have you ever heard of second life (sl for short). It is essentially a game where you can do anything you want. sl is literally my second life (pun intended lol). If you would like to see more you can see these Second Life authors and blogs

  10. Thank you for any other excellent post. The place else may just anyone get that kind of info
    in such an ideal manner of writing? I have a presentation next week,
    and I’m at the search for such info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.