Foto dhe njerëz të kohëve të tjera, por që i flasin ndoshta aq shumë aktualitetit, ku gjen shumë pasardhës të familjeve shkodrane që vendosën themelet e politike dhe kulturore të Rilindjes dhe formimit kombëtar nga qyteti i tyre i zemrës, i vijnë publikut nëpërmjet një libri të veçantë, që përmban mesazhe kuptimplote mbi kujtesën historike jo vetëm të Shkodrës.
Albumi “Histori Shkodrane në Fotografi”, i konceptuar dhe i realizuar nga Pjetër Logoreci, është fryt i një pune sistematike kërkimore disavjeçare të autorit në disa arkiva të Austrisë:
në Arkivin e Shtetit Austriak, Arkivin e Bibliotekës Nacionale të Vjenës, Arkivin e Bashkisë së Vjenës, Arkivin e Bibliotekës së Universitetit të Vjenës dhe Arkivin e Bibliotekës së Universitetit të Gracit.
Albumi i Pjetër Logorecit sjell pikërisht këtë kohë kur Shkodra udhëheq me arritjet e saj nën proteksionin e Austrisë, në drejtim të arsimit e gjuhës si dhe kulturës evropiane.